Modeli për Jetën
Modeli për Jetën
Ka vetëm një Perëndi. Ai është Zoti ynë.
Ai na ka urdhëruar që të MOS Gënjejmë, Mashtrojmë, Vjedhim ose Vrasim.
Ai dëshiron që ne çdo ditë të bëjmë një vepër të mirë. Është vepër shumë e mirë kur bëhet në mënyrë anonime.
Këto pak fjalë të përjetshme janë modeli për të gjithë ne që e duam Perëndinë.
Janë fëmijët tanë dhe ata që do të lindin të cilët duhet që duhet t'i kuptojnë dhe t'i dëgjojnë këto fjalë çdo ditë.
Klerikët; Të gjithë klerikët duhet t'i përmbahen këtyre fjalëve të përjetshme.
Përkushtimi ndaj këtyre pak urdhërimeve të përjetshme mund të na fitojë Hirin e Zotit.
Vargu I
Ne të gjithë kemi lindur me shpirt. Perëndia na flet përmes shpirtit tonë.
Gjatë lindjes shpirti është një "punë e vogël në zhvillim". Ndërsa plakemi, shpirti ynë plaket me ne.
Disa prej nesh e dinë instinktivisht kur Perëndia na flet përmes shpirtit tonë.
Është kjo njohuri që ne e përcjellim; nga prindi tek fëmiu.
Ne mësojmë nga të dashurit tanë përderisa rritemi dhe piqemi se të gënjyerit është keq dhe se mashtrimi dhe vjedhja janë edhe më të këqija dhe këto janë ligjet e Perëndisë siç na janë dhënë nga Moisiu.
Një prind që e do Perëndinë iu mëson disa fjalë të modelit fëmijëve të tyre që nga lindja. Është "buka e përditshme" për shpirtin tonë. Duke jetuar udhëzimin çdo ditë, ne gjithmonë do ta dimë se e duam Perëndinë.
Nëna e të porsalindurit ka nëntë muaj kohë për t’u përgatitur. Ajo mëson të dojë një qenie që nuk mund ta shohë dhe pas lindjes krijon një lidhje për gjithë jetën me fëmijën e saj.
Përveç shtatzënisë aktuale, ata nëntë muaj janë thelbësore për shpirtin e foshnjës. Nëna, duke e ditur këtë, zgjedh të jetojë modelin çdo ditë. Zoti e di këtë dhe fëmija është përfituesi.
Këta nëntë muaj ia vënë të drejtën shpirtit të fëmijës së nëna e do Perëndinë.
Mund të merr 100 vjet që realizimi i plot i modelit të bëhet një praktikë e nderuar fetare. Sado që të zgjasë ky do të jetë çmimi që ne paguajmë për t'i bërë këto të vërteta të vetëkuptueshme.
Perëndia është Perëndi. Ai është i plotfuqishëm dhe i gjithëpranishëm. Ai e di që dhurata e paçmuar që na dhuron është vullneti ynë i lirë. Të duash Perëndinë është ushtrimi i vullnetit tonë të lirë dhe të jetuarit sipas modelit.
Ne duhet që gjihmonë të vijmë te Perëndia me vullnetin e lirë.
Si fillon një praktikë fetare ku predikimet kanë të bëjnë me historitë e vërteta të të jetuarit sipas modelit dhe ekspozimit të shumë hipokrizive që shoqëria moderne vendos në rrugën tonë për ta jetuar atë?
Që nga fillimi ka rezistuar vullneti i lirë, mekanizmi ynë njerëzor për të menduar atë që duam. Disa shoqëri dhe qeveri janë përpjekur të na e marrin vullnetin tonë të lirë. Kurdoherë që kjo ndodh; në mënyrë të pashmangshme çon në shkatërrimin e modelit ...
Për një periudhë kohe. Dashuria jonë për Perëndinë qëndron në shtyllat e vullnetit të lirë. Ne i mësojmë këto të vërteta dhe qëndrojnë me ne tërë jetën.
Të duash Perëndinë do të thotë të bësh vullnetin e tij. Ne mund të jetojmë brenda çdo feje nëse jetojmë sipas modelit.
Vargu II
Kudo në botë, të gjitha fetë, ndajnë një tipar të përbashkët - foltoren.
Pavarësisht nga feja, foltorja shërben si ndërmjetësues midis Perëndisë dhe njeriut.
Të gjitha foltoret e botës; dhjetëra mijëra prej tyre, shërbejnë si një "rrugë" për të njohur Perëndinë.
Disa nga këto foltore përkrahin mësimin e urrejtjes dhe vrasjen e të pafajshmëve. Në fakt ata fshihen pas Perëndisë dhe predikojnë të keqen.
Këto foltore duhet të ndalojnë fjalë të tilla ndezëse.
Të gjithë ne jemi fëmijë të Perëndisë.
Kur besimtarët zbulojnë se një e keqe e tillë nuk mund të jetë kurrë nga Perëndia; foltoret do të detyrohen të heqin të këqijat e tilla.
Gjithmonë ka pasur vrasës të zellshëm që fshihen pas fesë dhe përkrahin vrasjet. Organizatat e tyre kanë emra të ndryshëm, por të gjitha synojnë të mbajnë fjalën e Perëndisë.
Ata që pretendojnë se qëndrojnë pas Perëndisë por vrasin të pafajshëm nuk janë asgjë tjetër veçse barbarë. Ata gjithmonë kanë qenë barbarë.
Ne të gjithë - përfshirë mediat dhe udhëheqësit fetarë - duhet t'i quajmë ata barbarë dhe të vazhdojmë t'i quajmë barbarë derisa të mbesin vetëm; demaskohen dhe të dalin fajtor për vrasjen e të pafajshmëve.
Aftësia e tyre për të rekrutuar anëtarë të rinj do të bëhej shumë më e vështirë dhe përfundimisht e paarritshme.
Dhurata më e madhe e Perëndisë për ne është vullneti ynë i lirë; aftësia jonë për të menduar brenda vetes.
Ka disa qeveri dhe fe që kufizojnë disa pjesë të vullnetit të lirë. Të duash Perëndinë me vullnetin e lirë është themeli i një jete të jetuar mirë.